Historia inspiruese e kampiones së notit që në vend të këmbëve ka një top basketbolli

Kjo është Qian Hongyan, një vajzë 18-vjeçare që jeton në Kinë. Ajo mund të duket si një adoleshente e zakonshme, por pas saj ka një histori unike.

rtx1382k-1024x683

Qian i humbi këmbët e saj në një aksident në vitin 200 kur ishte vetëm katër vjeçe. Por pavarësisht se humbi të dyja këmbët e saj në një aksident tragjik, ajo është kthyer në histori frymëzimi për mijëra njerëz me aftësi të kufizuar në Kinë por edhe në mbarë botën.

rtr1non31-1024x702

Historia prekëse nis kur gjyshi i Qian i ka prerë një top basketbolli për ta bërë më të lehtë ecjen e mbesës së saj. Topi i basketbollit e ndihmon atë të balancojë trupin kur ajo lodhet në sajë edhe të dy doreza prej druri që i mban në duar, shkruan Javanews.

rtr1nonb-1024x683

Qian Hongyan bëri bujë në vitin 2005 kur ajo u fotografua duke ecur me ndihmën e një topi basketbolli. Ajo vajzë është kampione noti në Lojërat Paraolimpike.

Këtë javë ajo bëri një operacion dhe tani është me këmbë protezash.

rtr2pg7m-1024x673

Qian Hongyan, e quajtur “vajza e basketbollit” është bërë e famshme në Kinë. Raportimet për progresin e këmbëve të saj artificiale janë bërë lajme kombëtare.

Fama e saj është shpërndarë kudo. Fotot e saj janë bërë virale në Facebook.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button