Rrokulliset një makinë në lagjen Aerodrom të Shkupit

Një shofer me makinën e tipit “Skoda Octavia” me targa të Shkupit, mbrëmë, ka vozitur në drejtimin nga “Biseri” për në Stacionit Hekurudhor të Shkupit, duke tentuar t’i shmanget përplasjes me një fëmijë, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur, transmeton Tetovasot.

 

Sipas dëshmitarëve okularë, mjeti ka lëvizur në bulevardin Jane Sandanski me një shpejtësi më shumë se 100 kilometra në orë.

Policia ka inspektuar vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi i plagosur është dërguar në spital. Nuk ka të lënduar të tjerë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button