Tragjedia në Mina, në mesin e të vdekurve 131 janë nga Irani, 14 nga India dhe 4 nga Turqia

Në mesin e haxhinjvë të cilët humbën jetën në rrëmujën e djeshme në kodrën Mina në afërsi të qytetit saudit Meka, në të cilën qindra haxhinjë humbën jetën dhe u plagosën, 131 haxhinjë janë nga Irani, 14 nga India dhe katër nga Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sipas informacioneve të tanishme, numri i haxhinjëve të cilët humbën jetë gjatë rrëmujës në kodrën Mina është 131”, ka thënë Said Evhedi, personi para Bashkësisë Islame të Iranit, për televizionin e Iranit IRINN.

Evhedi ka shtuar se ekipi i shpëtimit ndodhet në terren dhe se ai nuk beson se deri në mbrëmje ose deri në orët e hershme të mëngjesit nesër do të konfirmohet numri i saktë i të vdekurve dhe të plagosurve nga Irani. Tani për tani, është i njohur identiteti i 125 iranianëve, derisa ende po bëhet përpjekje të vërtetohet identiteti i gjashtë haxhinjëve të tjerë.

Siç shkruan AP, në mesin e haxhinjëve të vdekur ndodhen edhe 14 nga India.

Autoritetet e Arabisë Saudite bënë të ditur se jetën e kanë humbur edhe katër haxhinjë nga Turqia.

Siç mëson gazetari i AA, ministri i punëve të Brendshme të Iranit, Rahmani Fadli i bëri thirrje ministri të Brendshëm të Arabisë Saudite të vërtetojë shkaqet pse ndodhi fatkeqësia me përmasa kaq të mëdha dhe të marrë masa që diçka e tillë nuk do të përsëritet.

Në këtë mënyrë autoritetet e Iranit bënë thirrje që përgjegjësit për këtë tragjedi të zbulohen dhe të japin llogari.

Sipas informacioneve të fundit në rrëmujën e djeshme në Mina humbën jetën 753 haxhinjë, ndërsa 887 janë plagosur. Në mesin e të vdekurve nuk ka haxhinjë nga vendet e rajonit.

Lajme të ngjashme

Back to top button