Sllovenia e konsideron të panevojshëm ndërtimin e gardhit me tela nga Hungaria

Ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec ka deklaruar se qeveria e tij ishte e habitur nga vendimi i Hungarisë për ndërtimin e gardhit me tela në kufirin midis dy shteteve të Bashkimit Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Erjavec të premten theksoi se Sllovenia nuk ishte informuar nga Hungaria për veprimet e saj dhe se gardhi është i panevojshëm. Të dy kombet janë pjesë e marrëveshjes së Shengenit për udhëtimin pa pasaporta në Bashkimin Evropian, sipas të cilit qytetarët duhet të ndjehen të lirë gjatë kalimit të kufijve.

Zoltan Kovacs, zëdhënësi i Qeverisë Hungareze, këtë mëngjes shpjegoi se gardhi në kufirin me Slloveninë ka për qëllim të bllokojë rrugën e emigrantëve drejt Evropës Perëndimore që po përpiqen për të kaluar mbi gardh në kufirin hungarez me Serbinë dhe Kroacinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button