Erdogan: Jo e drejtë qasja për të treguar si fajtore Arabinë Saudite për tragjedinë në Mina

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar në lidhje me incidentin e rëndë në Mina, se nuk e konsideron të drejtë qasjen për të treguar si fajtore Arabinë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan ka pohuar ndër të tjera se: “Përkundrazi si një person që kam qenë i pranishëm në obligimet e Haxhit dhe si një njeri që i di nga afër ndjeshmërinë e organizimeve në Arabinë Saudite si në Haxh ashtu edhe në Umre, prandaj unë nuk e gjej të drejtë që të thuhet  kjo ishte e gabuar, apo kjo ashtu e kjo kështu. Qeveria e Arabisë Saudite ashtu siç mori vendime të ndryshme, për punë më të qëndrueshme pas ngjarjes së ndërtimeve edhe pas kësaj unë jam i sigurtë se ajo do të marrë përsëri disa vendime”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, pas një vizite në Bashkinë e madhe të Stambollit në dalje i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ndaj pyetjes se si i vlerëson debatet ku është theksuar se pas ngjarjeve në Haxh duhet të merret organizimi nga bota arabe dhe të sillet në një organizim ndërkombëtare, ose që kanë filluar debatet se Turqia duhet të jetë organizatore, Erdoğan është ndalur në informacionet e fundit të numrit të viktimave, ku ka pohuar se kanë humbur jetën 753 haxhinj.

Erdoğan ka shtuar më tej se personat që kanë humbur jetën janë nga vende të ndryshme dhe ka shtuar se: “Situata e fundit paraqet se mes tyre ndodhen edhe 14 turq haxhinj, pavarësisht se kjo ende nuk është e saktë, por këto janë të dhënat e fundit që na kanë ardhur nga Bashkësia e Çështjeve Fetare (Diyanet)”.

Erdoğan duke vënë në dukje se ka patur deklarata të shumta në lidhje me këtë çështje ka pohuar se: “Ta bëjnë organizimin bashkë, apo mos ta bëjnë, kjo do të ishte gabim po të jetë emocionale. Një gjë duhet ta vërejmë të qartë se qeveria saudite deri tani ka kryer plane të vazhdueshme, në infrastrukturë dhe projekte në punime unë jam në dijeni nga afër të kësaj gjëje. E di shumë mirë edhe si kanë punuar mbi itinerarin e udhëtimeve dhe drejtimeve. Unë e di se edhe disa vende në botën islameve janë shqetësuar në lidhje me disa përqindje të vendosura ku kanë shprehur se ‘kjo është shumë pak, nuk mund ti përballojmë kërkesat e haxhinjve dhe kandidatëve për haxhinj’. Madje edhe në vendin tonë unë di se ‘kanë shprehur se nuk na mjaftojnë 70 mijë na lejoni 100 mijë’. Edhe qeveria saudite në kushte të vështira ka përballuar këto kërkesa dhe ndoshta duhej ta reduktonte pak këtë për shkak të punimeve të ndërtimit atje. Unë nuk e gjej të drejtë qasjen se ka patur mangësi në drejtimin e kësaj, apo probleme në organizmin e kësaj. Sepse ato që shprehen kështu nuk kanë ngarkesë mbi shpinë dhe duke mos patur një ngarkesë të tillë është e lehtë të flasësh”.

Erdoğan, ka shtuar më tej se në shumë vende të botës në organizime të tilla edhe pse mundësitë janë të pakta ndodhin disa probleme, ku dhe kjo situatë në Haxh nuk është ndryshe nga këto organizime si ato të sportit apo organizime të tjera.

Ai, duke vënë në dukje se do të jetë më e saktë që këto situata të vërehen nga ana e plotë u  shpreh se: “Unë nuk e gjejë të drejtë qasjen për të treguar si fajtore Arabinë Saudite, duke e paraqitur si fajtore dhe duke i thënë urdhëro kjo është fatura. Përkundrazi si një person që kam qenë i pranishëm në obligimet e Haxhit dhe si një njeri që i di nga afër ndjeshmërinë e organizimeve në Arabinë Saudite si në Haxh ashtu edhe në Umre, prandaj unë nuk e gjej të drejtë që të thuhet jo kjo ishte e gabuar, apo kjo ashtu e kjo kështu. Qeveria e Arabisë Saudite ashtu siç mori vendime të ndryshme, për punë më të qëndrueshme pas ngjarjes së ndërtimeve edhe pas kësaj unë jam i sigurtë se ajo do të marrë përsëri disa vendime”.

Erdoğan, ka shprehur më tej se: “Siç e dini paniku atje ka një kosto të rëndë, ku edhe kjo ngjarje, problem ka ndodhur si rezultat i një paniku. Mëshira e Allahut qoftë mbi ata që kanë humbur jetën. Nuk është e lehtë, ndodhen mbi 4 milionë haxhinj në të njëjtën kohë në një vend. Shikoni jo në një kohë kur një pjesë është në Medine apo në Mekke por në të njëjtën kohë. Edhe njëherë uroj mëshirën e Allahut për këto persona. Unë besoj se masat pas kësaj do të jenë më ndryshe, por edhe qasjet sulmuese ndaj qeverisë së Arabisë Saudite nuk i gjej të drejta”.

– Kriza në Siri-

Presidenti i Turqisë ndaj pyetjes se në disa gazeta janë komentuar se do të ndiqet një politikë e ndryshme në Siri dhe si e vlerëson këtë situatë, tha se: “Këto janë gjetje me kast, politika e Turqisë në lidhje me Sirinë është e njëjtë ashtu siç ka qenë edhe në periudhën kur unë isha Kryeministër”.

Erdoğan duke vënë në dukje se tani në Siri ndodhet një organizatë terroriste si DAESH ai vazhdoi më tej duke shprehur se: “Është e qartë qasja e organizatave të tjera nga njëra anë po ashtu edhe nga ana tjetër ajo e regjimit. Këtu në tërë këto punime cilat vende do të hyjnë në trajtimin e kësaj çështjeje edhe unë do të shpreh këtë proces punimesh. Kjo është ajo që themi procesi transit. Unë e kam shprehur se nuk bëhet fjalë kurrë për shpëtimin e Sirisë me Asadin, ku edhe pjesa e opozitarëve nuk i afrohen kësaj pikëpamjeje me Asadin. Po të bëhej kjo punë do të bëhej për 5 vjet. Kjo përpjekje prandaj ka vazhduar kaq gjatë se nuk e pranojnë këtë. Asadi në qoftë se ka një pikë të vogël dashurie për Sirinë, një pikë të vogël dashurie për popullin sirian duhet të ikë duke e lënë këtë punë. Ne nuk kemi asnjë problem me brenda Sirisë, por as Asadi dhe as Bota të mos harrojnë se ne kemi një kufi pre 911 kiloemtrash më të. Ne kemi këtë kufi prej 911 kilometrash dhe në çdo moment jemi të rrezikuar nga organizatat terroriste atje. Ne bëjmë durim për këtë deri në njëfarë vendi. Më pas edhe durimi ka një kufi. Sepse kush është ai që i ka hapur dyert për 2 milionë njerëz, kush i strehon? Ne pse i kemi hapur dyert? Ne jemi muslimanë. Ne i hapim dyert edhe për kristianët, edhe për jezidët. Ne askujt nuk ia kemi mbyllur dyert, pse? sepse ata janë njerëz. A e tregon njeri këtë qasje që tregojmë ne. Jo nuk e tregojnë”.

Erdoğan duke vënë në dukje se Turqia deri tani ka harxhuar 7.5 miliardë dollarë u shpreh se: “Bota ne na ka ndihmuar vetëm me 420 milionë dollarë. Në këtë proces ku gjendemi sigurisht ne duhet të bisedojmë se çfarë duhet bërë dhe çfarë duhet të bëjmë. Sigurisht që ne këtë situatë e diskutojmë edhe me vendet që ndodhen brenda këtij procesi. Ne këtë e diskutojmë me SHBA-në, Rusinë, me Iranin, Jordaninë, Arabinë Saudite dhe veçanërisht me Katarin e diskutojmë vazhdimisht. Ne këtë diskutojmë dhe e kemi diskutuar edhe me vendet evropiane, por fatkeqësisht përveçse vendeve si Arabia Saudite, Katari nuk ka dalë ndonjë vend tjetër brenda këtij procesi që të mbështesë Turqinë. Shpresoj që të dalë pas kësaj”.

Lajme të ngjashme

Back to top button