Tetovë, shembet murri mbrojtës, u ndërpre komunikacioni për disa fshatra malor

Është pastruar rruga në Shipkovicë që lidh fshatrat për rreth,Brodec, Bozofcë dhe Veshallë, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i polisë së Tetovës Marijan Josifoski, transmeton Telegrafi.

Sipas kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi, menjëherë pas marrjes së informacionit për bllokimin e rrugës, ekipet kanë dalë në terren dhe për disa orë e kanë pastrur të njëjtën.

Shembja e dheut pas pas rënies së murit mbrojtës ka bllokuar rrugën. Ashtu siç tha Arifi deri tek qeveria është dorëzuar plani aksionar ku janë përfshirë të gjitha pikat kritike si dhe vendet tjera që mund të jenë pika të rrezikshme për qytetarët e Tetovës. Përndryshe Tetovën e kaploi vërshimi gjatë muajit gusht si rezultat i motit të ligë

Lajme të ngjashme

Back to top button