Rritet numri i refugjatëve që kalojnë nëpër Maqedoni

Sipas evidencës së UNHCR-së dhe Kryqit të Kuq ndërkombëtar, dje nga kampi i pranimit në Gjevgjeli për në Tabanoc u nisën rreth 4.400 refugjatë që është rritje e numrit në krahasim me ditët e kaluara.

Ngritja e vogël e numrit të refugjatëve të cilët transitojnë nëpër vend, nuk shkaktoi probleme në funksionimin e shërbimeve për pranimin e tyre, vendosjen dhe evidentimin që kanë ndihmë të madhe nga aktivistë të shumë organizatave dhe shoqatave joqeveritare të qytetarëve.

Sipas të dhënave të Kryqit të Kuq ndërkombëtar, aktivistët e tyre dje ndanë 420 pako me ushqim, 85 pako me ujë, 23 batanije, 480 pardesy për shi nga UNHCR, 4 pako për foshnje, 5 pako biskuita dhe 3 pako me pampersa. Ekipet mjekësore intervenuan 300 herë pa nevojën e dërgimit të pacientëve në spitalin e Gjevgjelisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button