Tetovë, përfshihet nga zjarri një veturë (Foto)

Dje rreth orës 15 në Tetovë në rrugën e “Kumanovës” numër 15 është përfshirë nga zjarri një veturë e tipit ‘Ford Fiesta’, me targa rregjistrimi të Tetovës, pronë e 31 vjeçarit M.S. nga Orasha e Tetovës, njofton Telegrafi.

Së pari është paraqitur zjarri në pjesën e parme ku në mënyrë shumë të shpejtë është shpërndarë edhe në pjesët tjera ku kanë qenë të vendosura edhe pjesët e gazit.

Pas intervenimit të zjarrfikësve të Tetovës, zjarri është lokalizuar dhe më pas është shuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button