Ronela Hajati përsëri me risi

Këngëtarja Ronela Hajati pas sezonit veror i është përveshur punës duke u bërë kështu më aktive se kurrë.

Ndonëse një javë më parë këngëtarja nga Shqipëria u paraqit në festivalin ‘Kënga Magjike’ me një këngë solo, e cila po mirëpritet nga publiku, ajo ka bërë të ditur se veç ka filluar të punoj në një këngë të re.

Kësaj radhe do të vijë në bashkëpunim me rep grupin e njohur TDS. Kjo gjë është bërë e ditur përmes faqes së saj zyrtare, ku këngëtarja ka shkruar “Bashkëpunimi, Ronela Hajati ft. TDS, coming solon. Like kush po e pret këtë bashkëpunim”, ishte ky komenti që ishte përcjellë nga shumë pëlqime e komente të fansave të tyre, të cilët mezi presin këtë duet.

Lajme të ngjashme

Back to top button