U mbajt manifestimi tradicional “Bakllava e Bajramit” e organizuar nga BFI

Sot në Hotel Aleksandar Palace – Shkup, Bashkësia Fetare Islame e RM-së, për hir të festës së Kurban Bajramit, e ka organizuar manifestimin tradicional “Bakllava e Bajramit”.

Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues diplomatik, ku në mesin e tyre ishte ambasadori amerikan Xhes Bejli, përfaqësues të fushës politike, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev i shoqëruar me deputetin Oliver Spasov, nga rradhët e BDI-së ishin, ministri i ekonomisë Bekim Neziri i shoqëruar me kryetarin e komunës Çair Izet Mexhiti dhe kryetarin e komunës së Likovës Sadulla Duraku, kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, i shoqëruar me disa anëtarë të trupit koordinues, përfaqësues të bashkësive fetare të Maqedonisë, përfaqësues të sferës akademike, ku në mesin e tyre ishte edhe rektori i USHT-së, Vullnet Ahmeti dhe shumë funksionarë nga të gjitha fushat në Maqedoni. Në këtë manifestim nuk u pa asnjë nga personalitetet më të lartë të VMRO-DPMNE-së, përveç atyre munguan edhe përfaqësuesit më të lartë të PDSH-së.

Në emrin e Bashkësisë fetare islame të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin personal kryetari i BFI-së, reisul ulema haxhi efendi Sulejman Rexhepi, falënderoi të pranishmit që i janë përgjigjur ftesës për ta festuar festën e Kurban Bajramit, duke thirrur për kultivimin e bashkëjetesës ndërfetare, mirëqenie, paqe dhe tolerancë.

“Nuk ka gjë më të shenjtë se sa të sakrifikosh diçka nga vetja për hir të harmonisë së shenjtë, në këtë rast nuk do të ketë urrejtje, plane shkatërrimtare, konflikte e luftëra, nuk do të kemi kolona refugjatësh që ecin nëpër botë për pak paqe e mirëqenie”, tha Rexhepi.

Manifestimi vazhdoi solemnisht ku të ftuarit patën rastin ta shijojnë “Bakllavanë e Bajramit”, të shtruar nga Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë.

BFI, Sulejman RexhepiDuke e shfrytëzuar rastin, kryetari i BFI-së Rexhepi, dha një deklaratë në lidhje me tragjedinë e sotme në Mina të Arabisë Saudite, ai ka njoftuar opinionin e gjerë se haxhilerët e Republikës së Maqedonisë janë shëndosh e mirë.

“Nga udhëheqësit e haxhit në nivel të Bashkësisë Fetare Islame të RM-së, kemi raport që haxhinjtë nga RM-ja nuk janë të prekur nga tragjedia, të gjithë haxhinjtë janë shëndosh e mirë dhe janë të vendosur nëpër hotele”, tha Rexhepi.

Më poshtë mund të shihni foto nga manifestimi.

 

 

Foto nga manifestimi

Foto nga manifestimi

Foto nga manifestimiFoto nga manifestimi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Foto nga manifestimi

Lajme të ngjashme

Back to top button