Këshilla të vlefshme, si mos dëmtoni flokët

Që të dini se si të mos dëmtoni flokët ju duhet të kuptoni së pari se si po i dëmtoni ato. Ja se çfarë dëmton flokët tuaja:

Lëkura e kokës sonë është e mbrojtur nga flokët, por ajo mund të dëmtohet nga maskat apo bojërat e aplikuara në mungesë njohjeje apo në sasi të tepruar. Shpesh ndodh që lëkura të jetë alergjike ndaj bojës, shampos apo kremrave, prandaj ajo nuk duhet aplikuar direkt e në kokë, por më parë, në një sipërfaqe të vogël lëkure me dorë. Sigurisht edhe me sasinë duhet të kemi kujdes. Edhe shampoja e tepërt dëmton flokun. Nuk duhet aplikuar më shumë se një lugë gjelle shampo. Larja e parë bën që yndyrat, papastërtitë dhe kimikatet të pastrohen nga flokët, ndërsa larja e dytë bën që efekti kuron shampon të veprojë.

Rritja e shëndetshme e flokëve lidhet edhe me dietën. Një faktor që ndikon në rënien e flokëve është edhe mungesa e hekurit e sidomos e vitaminave. Ajo bën që sasia e hekurit në gjak të jetë e ulët, kjo shkaktohet nga dieta e varfër me mish, vezë dhe drithëra. Frutat e freskëta dhe perimet gjithashtu janë të nevojshme, sidomos ato që mbajnë vitamina C, e cila ndihmon trupin që të tresë ushqimin e marrë nga vitaminat.

Mos kini frikë nga gërshëra, pasi prerja e flokëve e sidomos majave të dëmtuara, ndihmon që flokët tuaj të duken më të bukur dhe të shëndetshëm

Lajme të ngjashme

Back to top button