Remzija në konkurrencë me veten

Është padyshim njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të zhanrit popullorë. E bashkë me pëlqimin që e ka marrë nga publiku, Remzije Osmani është munduar që gjithmonë të vijë me risi për publiku. Një të tillë edhe tani është duke e përgatitur. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja për gazetën Tribuna.

“Jam duke punuar në një këngë të re. Do të jetë këngë në bashkëpunim me Nexhatin. Këngën e kemi marrë nga Ilir Berani, ndërsa po e punojmë tek Virusi”, ka thënë Remzija fillimisht, duke shtuar se kjo këngë do të vijë në fillim të muajit nëntor “E kemi në plan që nga fillimi i nëntorit t’ia realizojmë edhe klipin kësaj kënge. Deri tani po duket që do të dal një këngë shumë e bukur. Shpresoj që do të pëlqehet edhe nga publiku”.

Ndryshe këngëtarja nuk ka shumë kohë që ka lansuar në treg albumin e fundit i cili sipas saj është pritur shumë mirë nga publiku. “Shumë jam e kënaqur me rrjedhën e albumit. Është pritur shumë mirë dhe më është bërë qejfi shumë për këtë. Është kënaqësi kur puna jote pëlqehet nga publiku”.

Lajme të ngjashme

Back to top button