Presidenti Ivanov në takim me ministrin Çavkov, bisedojnë për krizën e migrantëve

Kryetari Gjorge Ivanov dhe ministri i punëve të brendshme Mitko Çavkov kanë biseduar lidhur me masat dhe aktivitetet që do të ndërmerren lidhur me rrefugjatët dhe me lëvizjen e tyre nëpër territorin e Maqedonisë.

Në takim u konsultuan që të gjitha subjektet që marrin pjesë në sistemin për menaxhimin me krizë, funksionojnë me aktivitete të shtuara dhe ballafaqohen me mungesë të kapaciteteve të pajisjeve teknike, gjërave materiale, njoftojnë nga kabineti i presidentit Ivanov.

“Ministria e punëve të brendshme konstaton se gjatë ditës hun nga 6 mijë deri në 7 mijë shtetas të huaj, kurse informacionet dhe analizat tregojnë për një numër të rritur të valës së migrantëve gjatë muajve në vijim. Forcat policore të cilat kanë mbështetjen edhe të njësive të armatës, do të ballafaqohen me punë dhe me aktivitete të shtuara. Nëse ndërpritet korridori dhe mbyllen kufijtë, Maqedonia do të jetë e detyruar të ndryshojë planet dhe të mbroj sigurimin nacional të saj”, tha ministri Çavkov.

Nga kabineti i presidentit thonë se Ivanov ka kërkuar zhvillim të programeve për informim të menjëhershëm dhe për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe shoqërisë për rrezikun e migrantëve ilegal me të cilët ballafaqohet Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Back to top button