Sia sjell këngën e re ‘Alive’ (VIDEO)

Sia ka lansuar këngën e saj më të re ‘Alive’ që është shkruar për Adele, e cila madje e ka ndihmuar për ta shkruar.
Këngëtarja e dashur për publikun, Sia, më në fund ka lansuar një këngë të re.
Si gjithmonë unike, Sia këndon ‘Alive’, një këngë motivuese të cilën thotë se e ka shkruar për këngëtaren Adele për albumin e saj më të ri, transmeton lajmi.net, por studio regjistruese që po punon për albumin e Adele e ka refuzuar.
Kjo është kënga e parë nga albumi i Sias ‘This Is Acting’, për të cilin ka thënë se të gjitha këngët në të janë shkruar nga Sia për artistë të tjerë dhe të kënduar nga perspektiva e tyre.
“Ky album është më shumë një lloj aktrimi, pasi asnjë nga fjalët nuk janë diçka që do thoja unë”, ka treguar Sia.

Lajme të ngjashme

Back to top button