Depresioni i nënës gjatë shtatzënisë, kërcënim për adoleshentët

Adoleshentët kanë një rrezik ndjeshëm më të lartë të rënies në depresion nëse nënat e tyre pësojnë këtë gjendje, gjatë shtatzënisë.

Një studim i ri ka zbuluar për herë të parë një dallim tepër të rëndësishëm mes depresionit antenatal, i cili ndodh gjatë shtatzënisë, dhe atij pas lindjes, që ndikon nënën pasi fëmija ka lindur.

Ekspertët janë të bindur tashmë se hormonet e stresit në barkun e nënës kanë të ngjarë të luajnë një rol kyç.

Kjo sipas tyre, është për shkak se nuk kishte asnjë lidhje ndërmjet depresionit të vuajtur nga babai para lindjes dhe statusit mendor të fëmijës së tyre si një adoleshent.

Studiuesit paralajmërojnë se kjo gjendje është një kërcënim shtesë për 18-vjeçarët, që mund të jenë një herë e gjysmë më të riskuar se për fëmijët e atyre që nuk janë prekur nga kjo gjendje më parë.

Dr Rebecca Pearson e cila udhëhoqi studimi tha: “Ndryshe nga depresioni post-natal, nëna nuk mund ta mbrojë fëmijën nga efektet e depresionit të patrajtuar, ndërsa foshnja është ende në mitër, shkruan Idea. Rezultatet tregojnë qartë një ndryshim në rrezikun e varësisë të faktit nëse depresioni i nënës ishte antenatal ose pas lindjes”,- tha ajo.

Dr Pearson, i Universitetit të Bristolit, tha se hulumtimet e mëparshme kanë theksuar dëmin për fëmijën nga drogat që merrte nëna për t’u trajtuar, por shtoi se këto rezultate mund t’i japin grave një ide më të mirë të përfitimeve të trajtimit të depresionin gjatë shtatzënisë. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button