Komuna e Tetovës organizon koncert humanitar me rastin e Kurban Bajramit

Të shtunën më 26.09.2015 në ora 19:30 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, Komuna e Tetovës organizon koncert humanitar me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Koncerti me ilahi dhe këngë kombëtare, do të jetë në përcjellje të orkestrës së fakultetit të arteve “Ibrahim Madhi” – Tiranë, dhe interpretim të solistëve të SHKA Xhelain Zeqiri – Tetovë.
Të ardhurat e grumbulluara nga ky eveniment kulturor do të dedikohen për familjet e prekura nga vërshimet e 3 Gushtit në komunën e Tetovës.
Hyrja është 100 denarë, dhe të gjithë të interesuarit të cilët me prezencën e tyre dëshirojnë t’i tregojnë humanitetin në vepër, biletat mund t’i blejnë në sportelin e Pallatit të Kulturës (hyrja pas pallatit), çdo ditë duke filluar nga sot (23.09.2015) deri në ditën e koncertit, nga ora 10:00-20:00.
Për më shumë informata rreth blerjes së biletave mund të kontaktoni numrin e telefonit 070 867 223.

Lajme të ngjashme

Back to top button