Kështu flet BESA!

Dilemat e ndryshme në vijat ideologjike të partive politike kanë shkaktuar turbulenca brenda kuadrove partiake por edhe huti në masën e gjerë të popullit. Si rezultat i një turbulence dhe hutie të tillë, në kohën e sodit mbi subjektet politike mësojmë nga historia duke kuptuar se defekti kyq në kalbjen e indit aktiv të funksionimit ka qenë dhe është joharmonizimi i 3 (tre) elementeve bazë: ideologjia e definuar politike, udhëheqësia e drejtë dhe struktura e etabluar. Konstatimi i këtillë bazohet në përvojat e deritanishme.

Pa hyrë në analiza dhe sqarime të hollësishme, nëse marrim një retrospektivë të ngjarjeve prej kohës së tranzicionit politik e deri në kohën e sodit në Maqedoni, vërejmë se mungesa e një harmonizimi të lartpërmendur ka qenë dhe është evidente. Besoj se edhe opinioni më i gjerë ka arritur të detektojë një çështje të tillë, bile bile edhe duke qenë të njohur më shkaqet dhe arsyet e saj, se vërtet ka munguar një vullnet i mirë apo gjithçka ka qenë pjesë e skenarëve të errëta. Si rezultat i këtyre dilemave (dikur të paqarta) është prodhuar dhe zhvilluar politik jo e mirëfilltë, joproduktive dhe diskriminuese. Politikë që dita ditës përdhos vlerat, degradon statusin e qytetarit dhe që faji kryesor qëndron mbi konceptin e politikbërjes. Politikë e cila prodhon efekt negativ dhe të dëmshëm ngase aktorët (politikanët) për politikbërje kanë mësuar nga shkollat që nuk dijnë për vlera morale e njerëzore, si dhe nga “shkollat speciale” që ushqejnë për krim dhe korupcion që në jetën normale quhen çajtore.

Ngritja e vetëdijes mbi kuptimin e duhur të konceptit të politikbërjes tashmë duhet të sqarohet nga tavolinat ku janë të mbuluar me libra, nga ideologji dhe doktrina që synojnë përgatitje politike drejt mirëqenies kombëtare në aspektin ekonomik, arsimor dhe social edhe ate nga njerëz të dëshmuar në ngritje arsimore dhe vlera morale. Për fat të mirë, në këtë drejtim kohës së fundit po vijnë në shprehje kontributet politike me rezultate konkrete.

Lëvizja BESA, si një frymë e re politike, e re në konotacion kohor e jo në bartje të mesazhit dhe politikbërjes synon që përmes një misioni të qytetëruar politik të jep një kahje shprese konceptit ‘politikë’. Politika për BESËN është vlera më madhe e mundshme e ndryshimit pozitiv, është nocioni që në vete ngërthen drejtësinë, moralin, mirëqenien, prosperitetin, zhvillimin, përparimin…Ky shpjegim mbi politikën padyshim se sjell efekt pozitiv, ku në rend të parë synon të mirën e përgjithshme pastaj të mirën e të gjithëve veç e veç. Pra, Lëvizja BESA zhvillon politikë qëndrore e cila gjendet e përfshirë në të gjitha segmentet dhe që përqafon çdo nevojë jetike të shoqërisë shqiptare. Ky është kuptimi i Besës shqiptare, Besë e cila dota ditës po has në pritje të madhe nga qytetarët.

Përskaj ideologjisë së definuar mbi konceptin e politikës, bartës të Lëvizjes BESA janë njerëz të përkushtuar në sigurimin e së mirës së përgjithshme, të përgatitur në mënyrë akademike dhe intelektuale dhe të dëshmuar në jetën shoqërore dhe profesionale. Shkurt, bartës të Lëvizjes BESA janë njerëz të Besës. E gjithë kjo, falë Zotit ka reflektuar edhe në përgatitjen e një strukture të mirë dhe aktive që dëshiron ndryshime reale dhe pozitive, dëshiron qasje ndryshe të politikës, por parasegjithash synon një të ardhme më të mirë dhe progresive.

Kjo është BESA, për të gjithë dhe çdokend!

Lajme të ngjashme

Back to top button