Milani vazhdon serinë e fitoreve

Milani pas fitores ndaj Palermos, ka vazhduar formën e mirë, duke mposhtur Udinesen me rezultat 3:2.

Mario Balotelli hapi serinë e golave në minutën e 5-të kur realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë. Pesë minuta më vonë për 2 me 0 realizoi Bonaventura.

Në fund të pjesës së parë Christian Zapata realizoi për 3:0. Udinese në pjesën e dytë u ringjall duke rrezikuar shumë fitoren e Milanit.

Për vendasit realizoi Badu në minutën e 51-të ndërsa shtatë minuta më vonë Udinese realizoi për 3:2 me golin e Zapatas. Me këtë fitore Milani ngjitet në pozitën e katërt me nëntë pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button