Blerina ndihmon Branfeldin

Blerina Seferi gjatë fundjavës ka qen përforcimi i duhur i ekipit Branfeldit nga Hamburgu, pasi xhudistja shqiptare nga tre luftërat që zhvilloi pati po aq fitore. Këto triumfe i kanë ndihmuar ekipit nga Hamburgu që të futet në ligën e dytë gjermane. Me suksesin e arritur të ekipit dhe paraqitjes së suksesshme e kënaqur ka qen edhe vet “Shqiponja nga Shipkovica”.

“Ka qen kampionati ekipor për sendor, për tu fut në ligën e dytë. Mua më ka kontaktuar para disa ditëve drejtuesit e klubit Branfeldit që ti përforcoi radhët e tyre për ti ndihmuar që të ngjitën në ligën e dytë dhe këtë e arritëm pas fitoreve që i korrëm ndaj ekipeve konkurrente. Unë pata tre përballje me kundërshtare më të moshuara, por ja arrita qëllimin pasi dola fituese”, tha Blerina, duke shtuar se e kënaqur ka qen nga forma e saj.

“Kjo është përballja ime e parë pas 4 muajve, kur edhe pata lëndimin në këmbë. Nuk ndjeva dhimbje dhe kjo më gëzon më shumë, pasi jam e gatshme edhe për turnet e ardhshme që më presin”, deklaroi Blerina Seferi.

Lajme të ngjashme

Back to top button