Aksident trafiku në Shkup, lëndohet rëndë një 45 vjeçar

­Një person është lënduar rëndë në një fatkeqësi komunikacioni që ka ndodhur herët në mëngjes, në orën 04:45 minuta në udhëkryqin e bulevardit “Jane Sandanski” dhe “Kuzman J. Pitu” në lagjen Aerodrom në Shkup.

Siç informojnë nga MPB, para qendrës tregtare “Skopjanka”, automjeti i tipit “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.P. (45) ka dalë nga rruga dhe është ndeshur në saksitë e mëdha të betonit. Me automjetin e ndihmës së shpejtë, I.P. është dërguar në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit” ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm.

Në orën 07:50 sot në mëngjes është lënduar një çiklist në fatkeqësinë që ndodhi në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” me automjetin “Reno” me targa të Shkupit. Çiklisti i lënduar është dërguar me automjet të ndihmës së shpejtë në Qendrën urgjente

 

Lajme të ngjashme

Back to top button