Do të ketë Bandenter edhe në KSHZ?

Sot pritet që të arrihen marrëveshje të plotë rreth përbërjes së zgjedhjes së KSHZ-së. Sipas disa burimeve të Metas, partitë e kanë pranuar propozimin e BDI-së, që vendimet për Komisionin e ri Shtetëror zgjedhor, të merren me shumicë të Badenterit.

Tani më është e ditur se partitë më të mëdha në vend, kanë arritur të merren vesh rreth, çështjes së përbërjes dhe zgjedhjes së anëtarëve të KSHZ-së, sipas propozimit të LSDM-së që parasheh që anëtarët të zgjedhën “3+3+3”, apo tre anëtarë të propozohen nga partia në pushtet, tre nga opozita dhe atyre t’u bashkohen tre ekspertë të cilët do të zgjedhën me dy të tretën e shumicës në Parlament.

Informatat nga grupet biseduese thonë që është arritur një përparim rreth regjistrimit aktiv të votuesve me regjistrim aktiv. VMRO-DPMNE është e pajtimit për regjistrimin aktivë të votuesve, por ende nuk deklarohen se a do të jetë e obligueshme apo jo. Megjithatë, për këtë çështje ende nuk janë deklaruar edhe partitë shqiptare pjesëmarrëse në bisedime, për atë se trupi i tyre votues në përqindje të madhe është i përbërë nga biznesmenë.

Partitë politike ende janë larg marrëveshjes për diasporën.

Çështja e diasporës deri më tani nuk është lëvizur prej pikës së nisjes, ata qëndrojmë fortë në qëndrimet e tyre. VMRO-DPMNE nuk është për ndryshime në lidhje me votimin e diasporës, por të ngelë ashtu siç ka qenë, LSDM kërkon që diaspora të votojë dhe vlera e votës së shtetasve të Maqedonisë që jetojnë në diasporë të jetë e njëjtë më atë të qytetarëve që jetojnë në Maqedoni.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button