Tetovë, u mbajt aktiviteti në natyrë të hapur “Ne thithim të njëjtin ajër”

Kampingu dy-ditor i mbajtur  më datë 19-të dhe 20-të Shtator 2015 në fshatin Leshnicë e Epërme, në komunën e Zhelinës, ishte aktiviteti i parë në natyrë, i cili ishte paraparë në projektin “We breathe one air” (Ne thithim të njëjtin ajë). Në të morën pjesë 45 persona nga të cilët pjesa dërrmuese e tyre ishin fëmijë të moshës 11-të  deri më 15-të vjeç.

Ky projekt është iniciuar dhe aplikuar nga grupi vrojtues “Bashkimi” nga Zajazi, ndërsa i financuar nga Fondacioni më i madh botëror  i posaçëm  për vrojtuesit, “Messenger of Peace”.

Qëllimi i këtij projekti është ngritja e dijes për vrojtimin te fëmijët dhe të rinjtë dhe zgjerimi i numrit të grupeve vrojtuese me përkatësi shqiptare në Maqedoni, thonë nga kjo organizatë.

“Përmes vrojtimit, edukimit përmes natyrës, tentohet që të thyhen  barrierat që ekzistojnë ndërmjet fëmijëve të përkatësive të ndryshme etnike në Maqedoni, e me theks të veçantë atyre shqiptare dhe maqedonas.” thonë nga grupi vrojtues “Bashkimi” nga Zajazi

Nikoqir në këtë kamping ishte grupi vrojtues “Iliria” nga Treboshi, Zhelinë i cili dha  një kontribut dhe përkrahje të madhe, (me përkrahje të Komunës së Zhelinës) për realizimin e këtij kampingu.

Foto Foto Foto Foto Foto Foto

Shih: foto nga

Lajme të ngjashme

Back to top button