​13 gjërat që nuk na kanë thënë kur ishim fëmijë

Secili e mban në mend kohën e fëmijërisë, pikërisht atë kohë kur kemi menduar se të rriturit kishin përgjigjet e të gjitha pyetjeve tona dhe se ato që na thuheshin pasqyrojnë të vërtetën përfundimtare, në veçanti atë se si jeta duhet jetuar. E pra, çfarë ju nuk e keni mësuar atëherë (dhe ajo që dikush ende nuk e di) është se çdo njëri prej nesh ka mendime të ndryshme për ato që u janë thënë atë kohë, bazuar në ato biseda prej të cilave ne ndërtojmë jetën tonë.

Më poshtë është një listë e 13 të vërtetave të thjeshta që askush nuk ua kanë thënë kur ishit fëmijë, se si janë në të vërtetë. Këto të thëna janë të bazuara në përvojën personale dhe besimin që krijoi ndër vite psikologja amerikane, profesoreshë në departamentin e Psikologjisë ne Universitetin e Kalifornisë, Sonja Lyubomirsky.

Nuk duhet besuar çdo gjë që shihni; “nuk ka rëndësi se ku ju e lexoni atë, ose cili e thotë, pa marrë parasysh nëse e kam thënë edhe unë, nëse nuk pajtoheni me arsyen që ju e keni atëherë nuk do të duhej të ketë kuptim për ju.” ~ Buda.

1. Me dashurin për vetën vjen lumturia e vërtetë;

Nuk ka dhuratë më të madhe që ju mund ti bëni vetes tuaj, se sa dhurata e dashurisë për atë që je.

“Nëse ju nuk e doni vetën tuaj, ju nuk do të mund të dashuroni dikë tjetër, ngase nuk ka energji që ju mund t i jepni të tjerëve dhe e cila së pari nuk ju ka përshkuar juve.” ~ Barbara De Angelis.

2. Paragjykimet na pengojnë të shohim të mirën tek njerëzit;

Në momentin që ne gjykojmë një tjetër qenie njerëzore, ne bllokojmë vetën nga të shikuarit përtej etiketimeve që u kemi vënë personave përballë. Kështu, ne nuk arrijmë të shohim se çfarë janë në të vërtet njerëzit që i paragjykojmë – mësohemi të mendojmë për të tjerët gjithmonë nisur nga ajo çfarë thuhet për ta. Dhe ky është vesi më i keq i shumicës në këtë planet.

“Fëmijët duhet të mësohen se si të mendojnë, jo çfarë të mendojnë.”- Margaret Mead.

3. Sa më shumë mirënjohës që jeni, aq më të lumtur bëheni;

“Mirënjohja” është një nga pikat që Sonja Lyubomirsky i rendit në librin e saj se “Sa kushton lumturia”. Ky është aktivitet i provuar shkencërisht, që na ndihmon të a rrijmë dhe të tërheqim më shumë lumturi në jetën tonë.

“Mirënjohja dhe mirësjellja ndaj të tjerëve na plotëson jetën. Ajo na kthehet nga mohimi në pranim, nga kaosi në rend, nga konfuzioni në qartësi. Ajo mund të kthehet në një vakt të mirë ditorë, dhe mund ta bëjë një të huaj të jetë një mik i madh për ju. “~ Melody Beattie.

4. Çfarë mendojnë të tjerët për ju nuk është punë për ju;

Reputacioni juaj i gjykuar nga të tjerët nuk është diçka mbi të cilën ju keni kontroll. Sa më shumë njerëz që takoni, aq më shumë reputacion që ju merrni. Unë e di, ky mund të ju duket një fakt mjaft qesharak. Por ne nuk mundemi që me të vërtetë të kontrollojmë se çfarë të mendojnë të tjerët për ne. Dhe për këtë, reputacioni juaj nuk ka të bëjë me të qenit një njeri i “i mirë”, ose i “keq”. E juaja është që të mos humbni kohë duke menduar se çfarë përshtypjesh i keni lënë të tjerëve.

5. Nuk ka kufizime në atë që ne mund të arrijmë;

“Mos besoni gjithmonë se çfarë ju thonë sytë tuaj. Shikimi është i kufizuar në hapësirë. Shiko me mendjen dhe mirëkuptimin tënd – vetëm ashtu e shihni rrugën e plotë edhe kur ka shumë kthesa.”~ Richard Bach.

6. Kur ne bëjmë mirë, ndjehemi mirë;

A nuk është ndjenjë e mirë kur ju bëni mirë, edhe nëse vetëm i keni përgëzuar kundërshtarët tuaj për punën e mirë që kanë bërë. Fjalët janë dhurata më e bukur që njerëzit kanë, dhe ne aq pak e përdorim. Bëjini të tjerëve mirë, tregohuni të mirësjellshëm me ta, rikthimi do të jetë i pakufishëm.

“Nëse ju doni që të tjerët të jenë të lumtur, praktikoni dhembshurin. Nëse ju doni që vetë të jeni të lumtur, praktikoni dhembshurin. “~ Dalai Lama.

7. Duani njerëzit, jo gjërat; përdorni gjërat, jo njerëzit;

Gjërat shkojnë e vijnë – por njerëzit jo, kur ata ikin nga jeta juaj, atëherë i bie që ata kanë vendosur të zhduken përgjithmonë nga ju. Kjo është arsyeja pse ne me të vërtetë duhet ti kushtojmë vëmendje se si i trajtojmë të gjithë njerëzit rreth nesh dhe të zgjedhim që të tregohemi të sjellshëm, të dashur dhe të respektueshëm ndaj tyre. Tek e fundit, ata nuk ua kanë me borxh që të pranojnë të keqen nga ju. Ju nuk jeni Ai që falni jetë, e pse u duhet që të ua errësoni rrugën të tjerëve.

8. Paratë nuk mund t’ua blejnë lumturinë e vërtetë;

Në qoftë se ju e doni atë që bëni, ju do të gjeni gjithmonë një mënyrë për të fituar para. Por nuk e bëjnë parat arritjen e qëllimeve në sukses e, sepse sukses nuk është të mos jesh i lumtur.

Ja sa bukur e shpjegon këtë çështje, nga përvoja e tij, shkrimtari Wayne Dyer: “Kur kam vrapuar e jam djersitur pas parave, nuk kam pasur mjaft. Kur kam marrë në dorë jetën time dhe e kam drejtuar në qëllime dhe e kam fokusuar vetën time në dhënien e maksimumit, atëherë unë kam qenë i begatë”.

9. Puna e vështirë nuk ka gjithmonë sukses të barabartë;

Ne nga lindja mësohemi të kuptojmë se nëse ne punojmë shumë ashtu edhe fitojmë- kjo nuk është aspak e vërtetë. Nëse ju duhet të ndërtoni një kopsht, atëherë natyrisht që u duhet forca dhe puna intensive, por nëse ju doni të jeni i suksesshëm në fitore profesionale, atëherë ju duhet të punoni me mendje. Nëse ju punoni sipas mendjes tuaj, vetëm atëherë ju do të jeni fitimtar.

Unë e di se kjo mund të tingëllojë si e pavërtetë dhe e ashpër, dhe nuk mund të pajtoheni me mua, por ju lutem a duhet ju të jeni kundër gjithë njerëzve të suksesshëm. Ta marrim si shembull themeluesin e brendit “NIKE”, Bill Bowermann, ai në një intervistë asokohe tha; “Ideja se sa më shumë që lodheni në punë dhe se sa më të vështirë që ë keni ditën tuaj në punë, është arritje – ju them se kjo është një ide që vendin e ka te mbeturinat. Suksesi im më i madh arriti pasi vendosa që të punoj me trurin dhe atë pak inteligjencë që e kisha. Vetëm atëherë unë bëra gjëra të vërteta. ”

10. Ne e dimë më shumë se sa që mendojmë se mund të bëjmë;

Mund të ju duket shumë filozofike ky titull, por ju lutem ndaluni dhe koncentrohuni, lexoni me kujdes; a nuk punojmë ndonjëherë aq shumë pa ditur se ku është fundi i ditës?! Ky është gabimi ynë më i madh. Ne shpesh nisim di çka pa ja bërë të qartë vetës se në çfarë hapash do të ecim. Krejt çka dimë është fundi i qëllimit. Miq, nuk është ideja që të dihet fundi i qëllimit – duhet planifikuar si të shkohet deri atje. Mos shikoni me sy në qëllimet tuaja!

“Dhe çështja është, si mund të dimë gjithçka?! Por përgjigjen ju e keni, janë pyetjet ato që hapin rrugët. Ndoshta ju do ti gjeni ato gradualisht, pa e vërejtur as vetë. E gjitha që ju duhet është të pyesni vetën çdo herë se a jam duke ecur në drejtimin e duhur. Aty është përgjigja. Jini Zot i qëllimit tuaj, jo robot. “~ Maria Rilke Rainer.

11. Duhet t’u tërheqin gjërat që kanë qëllim;

Ajo që na zgjon interes, është ajo në të cilën ju duhet të përqendroheni, të zgjeroheni në pyetje për të. Aty është ari i juaj. Mos u merruni me gjëra që nuk ju pëlqejnë. Mos luftoni atë që është e vështirë për tu luftuar, shumë njerëz dështojnë duke rezistuar dhe këmbëngulur të luftojnë diçka që nuk është në dorën e tyre.

“Ju kurrë nuk mund të ndryshoni gjërat për rreth nëse vendosni të luftoni realitetin ekzistues. Për të ndryshuar diçka, të ndërtuar një model të ri që e bën modelin ekzistues të vjetruar “~ Richard Buckminster Fuller.

12. Mos krahasoni dhe mos konkurroni;

Të krahasosh vetën me të tjerët është toksike, jo e shëndetshme dhe e dëmshme për vetën dhe imazhin tuaj. Nëse ju e masni suksesin tuaj në konkurrencë me të tjerët, ju do të shterni energjitë tuaja në atë drejtim.

Gjëja më e mirë që mund të bëni për vetën tuaj është që të kuptoni se; “suksesi i vërtet nuk është që të jesh më i mirë se kushdo tjetër, por është që të jeni më i mirë se sa keni menduar që mund të jeni. Ky është kulmi i së mirës.” ~ Wayne Dyer, shkruan 10 minuta.

13. Të flasësh hapur për vdekjen;

Ju mund të pyesni pse duhet të bëjmë një gjë të tillë. Kjo është për shkak se: “duke folur për vdekjen – dhe jo duke pretenduar se ajo kurrë nuk do të ndodhë me ne – do të na ndihmojë të jetojmë jetën të plotë, do të na ndihmojë të gëzojmë momentet që ne kalojmë me njerëzit që duam, duke shprehur mirënjohjen dhe falënderimet tona për ta më shpesh.”~ Stewart Alsop.

Lajme të ngjashme

Back to top button