Disa ide gjeniale si ta pastrosh laptopin

Në qoftë se ke një laptop që e përdor çdo ditë, shanset janë të jetë mjaftueshëm i pisët. Pas filxhanëve të panumërt që mund të kesh pirë mbi të dhe pas orëve të gjata mbi tastierë, objekti që të shoqëron në çdo udhëtim, padyshim ka nevojë për më shumë kujdes. Përveç faktit që laptopët kushtojnë shumë para, edhe që përdoren për një kohë të gjatë, mbi të gjitha është e rëndësishme që ta mbash në gjendje të mirë fizike. Ndoshta jo pas çdo përdorimi, por të paktën kur të jesh pak më e lirë, kushtoji disa minuta pastrimit të tij

Si të pastrosh laptopin?
Meqenëse është një pajisje delikate, laptopi ka një mënyrë specifike pastrimi. Para se të fillosh, hape laptopin dhe hiqe nga priza. Po ashtu, këshillohet të heqësh edhe baterinë për të eliminuar çdo mundësi dëmtimi. – Fillo me pjesën e jashtme. Mund të pastrosh me një pastrues specifik për pajisjet elektronike ose edhe me një garzë, të cilën e ke spërkatur më parë me detergjent enësh. Nëse përdor këtë të fundit, përzieje fillimisht me ujë të vakët. Lage garzën me ujë dhe pastaj fillo pastrimin. Pasi të kesh mbaruar, fshije me një leckë të pastër, të lagur me ujë të pastër për të hequr çdo mbetje detergjenti derisa të jetë pastruar plotësisht.

 Tastiera. Kjo pjesë mund të jetë e ndërlikuar, për shkak se mbi të nuk duhet të derdhet absolutisht asnjë lloj lëngu. Për pastrimin e saj, zakonisht përdoret një copë specifike (një sfungjer i ngjeshur) që thith çdo lloj bakteri i mbledhur nga papastërtitë. Më pas, përdor një copë pambuku të lyer me alkool dhe fërkoje me kujdes për të pastruar dhe shkëlqyer çdo vend edhe përreth tasteve.

– Ekrani. Për të pastruar ekranin, thjesht përdor një copë mikrofiber, e cila largon pluhurin dhe papastërtitë e tjera. Nëse ekrani ende nuk duket i pastër, mund të përdorësh edhe larës enësh, të cilin e ke tretur më parë në ujë të ngrohtë me copën mikrofiber. Mos harro që copa duhet të jetë e shtrydhur shumë, në mënyrë që të mos depërtojë asnjë pikë ujë në brendësi të laptopit.

– Përdor një copë pambuku të pastër për të fshirë të gjitha hapësirat. Nëse shikon se ka ende vende me pluhur, përdor një sfungjer për ta pastruar më mirë.

– Vendosi në vend të gjitha pajisjet dhe Voila, kaq ishte.

Lajme të ngjashme

Back to top button