Gruevski: Në Shkup do të ndërtohen objekte infrastrukturore në vlerë prej mbi 27 milionë eurove

Kryeministri Nikolla Gruevski pas fillimit të ndërtimit të sallës së re sportive në Shuto Orizare ka thënë që punohet në mënyrë aktive në ndërtimin e ujësjellësit në komunën Shuto Orizare, investim në vlerë prej tre milionë eurove, me të cilën do të zgjidhen problemet me furnizimin me ujë të 40.000 banorëve në komunë, transmeton Mia.

“Ndërtimin e ujësjellësit e kemi filluar diku nga muaji qershor dhe vijon me dinamikë të shkëlqyer, sipas planit. Momentalisht punohet në ndërtimin e tankut dhe në stacionin parapompues, kështu që diku nga tremujori i tretë i vitit të ardhshëm duhet të përfundojë”, thekson Gruevski.

Ai thotë që ndërtohet shumë dhe do të vazhdohet të ndërtohet.

“Në Shkup momentalisht ka ndërtim të projekteve, të cilat kanë filluar ose publikuar në vlerë prej 27 milionë eurove. Në Gjorqe Petrov ndërtohen rrugica dhe unaza, ndërtohen garazhe në kate “Todor Aleksandrov”, parku “Maqedonia”, mes Kozles dhe Karposhit, fillon ndërtimi i bulevardit “Brigada e tretë maqedonase”, park-pylli “Gazi Babë”, ndërsa numër i madh i bulevardeve zgjerohen. Kështu që ka mjaft punë si për Qeverinë, ashtu edhe për komunat dhe Qytetin e Shkupit”, tha Gruevski në pyetjen e gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button