Ish drejtori Mickoviq: Isha i thirrur si dëshmitar për rastin “Telekom” jo si i paditur

Profesori i Fakultetit Juridik në Shkup, Dejan Mickoviq, ish drejtor në Bordin e drejtorëve të Sh.A “Telekomi i Maqedonisë” gjatë periudhës 2004-2006, ka reaguar ndaj portalit “Republika”, pasi që kanë qenë të publikuara dokumente të cilat janë paraqitur para Gjykatës së Qarkut të New York-ut në lidhje me aferën e Telekomit, njofton Plusinfo, transmeton Portalb.mk.

Ai ka dërguar dokument në Komisionin për Letra me Vlerë të Amerikës, në të cilët qëndron se Komisioni e vërteton se është kërkuar dëshmia e Mickoviqit si dëshmitar, dhe jo si i paditur ose i akuzuar në hetimin për aferën me Magjar Telekom.

“Komisionit nuk ka marrë dëshmi nga hetimi për Magjar Telekomin e cila tregon që Mickoviq është i involvuar në çfarëdo punë ilegale gjatë kohës së kryerjes së detyrës, drejtor i bordit “Telekom”. Përkundrazi, bashkëpunimi i tij gjatë kohës së hetimit është në ndihmë të madhe për zbardhjen e punëve jashtëligjore të personave tjerë të involvuar”, qëndron në letrën e dërguar për “Republikën”.

Shih: Lajmi i “Republikës” në lidhje me dokumente të cilat janë paraqitur para Gjykatës së Qarkut të New York-ut në lidhje me aferën e Telekomit

Lajme të ngjashme

Back to top button