Programi Kembrixhit i vështirë për tu përvetësuar nga nxënësit

 

Shkollat fillore kanë filluar të aplikojnë në procesin e mësimdhënies sistemin e Kembrixhit. Mësimdhënësit për RTVM kanë thënë se librat e Kembrixhit janë të rënda për këtë moshë, prandaj po shfaqen vështirësi në aplikim.

Problem shtesë janë edhe hapësirat  për mësim sepse këto hapësira shfrytëzohen për dy turne.

“Nxënësit me të vërtetë e kanë vështirë të përvetësojnë disa njësi mësimore për shembull numrat deri në 1 milion numrat decimal disi gjendemi ti zbatojmë këto risi kemi marr pjesë edhe në seminare dhe do japim maksimumin tonë”, tha Teuta Ajdini, mësuese.

“Në Komunën tonë të gjitha shkollat mësojnë në dy turne ndërkohë duhen mjete dhe kabinete të punohet me plan-programin e Kembrixhit është e vështirë edhe seminaret që janë mbajtur kanë qenë të thata dhe nuk mjaftojnë”, tha Halil Palloshi, drejtor në SH.F Adem Jashari.

Edhe nxënësit ankohen se materiali është voluminoz dhe ka ekuacione të rënda matematikore të cilat nuk i kanë hasur më parë.

 

Ndërkohë sipas MASH, Programi mësimor i Kembrixhit është ndërtuar në bazë të vlerave të Kembrixhit dhe praktikës më të mirë nëpër shkolla.

Ai është i përkushtuar kah qëllimi që të zhvillohen nxënës që do të bëhen të përgjegjshëm, inovativ dhe të angazhuar në një mësim aktiv dhe kreativ.

Lajme të ngjashme

Back to top button