Beogradi përgatitet për “Paradën e Krenarisë”, forca të mëdha të sigurisë

Në rrugët qendrore të Beogradit, mëngjesin e sotëm janë shpërndarë një numër i madh i policëve dhe forcave të xhandarmërisë, në vigjilje të mbajtjes së “Paradës së Krenarisë ” dhe  “Paradës së Personave Trans”. Për shkak të mbajtjes së këtyre tubimeve, rrugët në qendër të qytetit janë të mbyllura për komunikacion. Në shumë pjesë dhe kryqëzime të qytetit, janë të vendosura kordonë policore dhe gardhe të hekurt. Poashtu, vërehet prani e forcave speciale policore, dhe shërbimeve të sigurisë të veshur civil.

Përveç qytetarëve që kanë leje speciale, tjerët nuk mund të hyjnë në të ashtuquajturën “Unazë e Sigurisë” ku në orët e pasdites do të lëvizin personat e komunitetit LGBT.

Nga ora dhjetë, kjo pjesë e qytetit vëzhgohet edhe nga helikopteri.

Pjesëmarrës në këto tubime do të jenë edhe disa ministra të qeverisë së Serbisë, deputetë, si dhe diplomat dhe deputetë të ndryshëm evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button