Protestë në New York kundër Presidentit të Egjiptit

Egjiptianë që jetojnë në SHBA në rrugët e Manhattan kanë protestuar kundër Presidentin egjiptian, Abdulfettah es-Sisi i cili ka planifikuar të jetë në New York në kuadër të takimeve të sesionit të 70-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Egjiptianët në SHBA në orët e mbrëmjes me një autobus me ngjyrë të verdhë me shenjën Rabia mbi të dhe i hapur nga sipër duke shëtitur në rrugët e Manhattan kanë dhënë mesazhin se “nuk dëshirojnë të shikojnë Sisin në New York”.

Në aktivitetin e organizuar nga organizata “Amerikanët Egjiptianë për Liri dhe Drejtësi” protestuesit duke kryer shenjën e Rabia ata kanë mbajtur në duar pankartat me mbishkrimet “Kërkohet Gjenerali për krime lufte”. Protestuesit gjithashtu në duar kanë mbajtur edhe fotografitë e Muhammed Mursit, presidentit të zgjedhur me votë të lirë dhe të larguar me grusht shteti.

Protestuesit gjithashtu i kanë bërë thirrje SHBA-së dhe Kombeve të Bashkuara që të ndërpresin mbështetjen e dhënë ndaj qeverisë së grushtit në Egjipt.

Takimet e sesionit të 70-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të fillonjë më 28 shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button