Një mënyrë e thjeshtë dhe e pakushtueshme për të shpëtuar nga kallot në thembra

Thembrat e çara dhe me kallo janë një problem shumë i madh për të gjithë, si për femrat dhe për meshkujt, por një problem më vete është pastrimi i tyre në mënyrën e duhur dhe pse jo, edhe pa dhimbje. Më poshtë po ju tregojmë një mënyrë të thjeshtë dhe të pakushtueshme për të trajtuar kallot dhe thembrat e çara në kushte shtëpie.

Përbërësit:

10 aspirina (30 mg)

Alkool 70% – 250 ml

Përgatitja: Shtypini aspirinat deri sa të bëhen pluhur dhe përziejeni me alkoolin. Vendoseni përzierjen në shishe qelqi dhe lëreni të qëndrojë 2-3 ditë. Mos e filtroni, transmeton Tesheshi.

Përdorimi: Shkundeni mirë para përdorimit. Lagni një garzë pambuku me lëngun e krijuar dhe vendoseni në zonat me kallo, më pas mbështilleni këmbën me qese plastike dhe mbajeni për gjithë natën. Të nesërmen vetëm shpërlajini këmbët pa ushtruar presion në to. Pas 10 ditësh trajtim do të shihni rezultate të dukshme. Këtë ilaç natyral mund ta përdorni edhe për të fërkuar zonat që mund t’ju dhembin.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button