Han: Zgjedhjet duhet të mbahen në pajtim me marrëveshjen

­Zgjedhjet duhet të mbahen në pajtim me marrëveshjen. Për atë qëllim nevojitet korniza adekuate zgjedhore ligjdhënëse e cila duhet të miratohet deri më 6 tetor që është në pajtim me marrëveshjen e qershorit. Bashkimi Evropian është i gatshëm t’i shfrytëzojë resurset e veta për të ndihmuar lidhur me zgjedhjet, porositi sonte në Shkup eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeminsitrin Nikolla Gruevski pas takimit për Dialogun inkuadrues në nivel të lartë.

“Të gjithë partnerët e mirë kon firmuan se zgjedhjet duhet të mbahen deri në fund të prillit siç ishte arritur marrëveshja. Ky është një obligim për të cilin ishte arritur marrëveshja dhe ai duhet përgatitur në pajtim me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. OSBE/ODIHR, Këshilli i Evropës janë këtu për të ofruar përvojën e vet në përgatitjen dhe monitorimin e këtyre zgjedhjeve. Evropa është e gatshme t’i shfrytëzojë të gjitha resurset e veta, por që të bëhet kjo, me rëndësi është të kihet kornizë adekuate zgjedhore ligjdhënëse dhe që të miratohet kjo kornizë ligjdhënëse në përputhje me marrëveshjen e qershorit me ç ‘rast të gjithë liderët politik u obliguan që më së voni deri më 6 tetor duhet të ketë marrëveshje për përmbajtjen e një kodi të i zgjedhor”, tha Han.

Lidhur me krizën me refugjatët, porositi se BE­ja do t’i ndihmojë Maqedonisë me këtë problem, në mënyrë që të mos bëhet viktimë.

“BE­ja duhet ta kryejë punën”, tha Han dhe paralajmëroi se javën e ardhshme në Këshillin e ardhshëm të BE­së do të sillet dokument i përbashkët për solidaritet evropian jo vetëm me refugjatët, por edhe me vendet nga rajoni, si Maqedonia, e cila është në rutën e refugjatëve.

Kryeministri Gruevski nënvizoi se marrëveshja politike është bazë e mirë për tejkalimin e suksesshëm të sfidave dhe koncentrimin e serishëm të përpjekjeve për kalimin në hapin e ardhshëm të procesit inkuadrues. Fillimi i negociatave me BE­në është qëllimi primar për Republikën e Maqedonisë, ndërsa përmes angazhimit të përforcuar evropian të partneritetit, shtoi, është i mundur avancimi i procesit të eurointegrimit. “Fillimi i negociatave inkuadruese është i mundur dhe i dosmosdoshëm dhe duhet përfundimisht të nodhë siç vite prapa propozon KE­ja. Duhet të lejohet që negociatat inkuadruese të rrjedhin paralelisht me bisedimet për kontestin e imponuar për emrin me fqinjin tonë jugor, me të cilin jemi të vendosshëm të ndërtojmë marrëdhënie partneriteti në kuadër të BE­së dhe të NATO­s. Kjo do të jetë masa më e mirë për përforcimin e besimit të ndërsjelltë Greqi­Maqedoni”, theksoi Gruevski.

Komsiari Han sot pati takim me liderët e partive politike, ndërsa pasdite u takua edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile. Ai së bashku me kryeministrin Gruevski bashkëkryesoi me takimin e pestë të Dialogut inkuadrues në nivel të lartë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian. Nesër, në kuadër të qëndrimit në Maqedoni, Han do ta vizitojë edhe vendkalimin kufitar afër Gjevgjelisë, me qëllim, siç tha, që personalisht të bindet për gjendjen me emigrantët.

Lajme të ngjashme

Back to top button