Tahiri, më i sulmuari nga PD. Rama: Kostoja e suksesit përballë vajmedetit

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka qenë shënjestër e akuzave të opozitës që nga javët e para në këtë post. Në dy vite të ushtrimit të detyrës si ministër i Brendshëm, PD-ja ka zhvilluar plot 884 konferenca shtypi kundër tij, me një mesatare 1.5 konferenca shtypi në ditë.

Siç njofton “Java”, 91.2% e konferencave të shtypit të organizuar nga PD-ja që nga momenti që ka dalë në opozitë, kanë qenë kundër ministrit Tahiri, 3.8% kanë qenë ndaj institucioneve shtetërore me karakter administrativ, si OSHEE, Tatime, Dogana, ndërsa 5% e këtyre konferencave kanë qenë kundër ministrave të tjerë të qeverisë “Rama”.

Numri prej 884 konferencash shtypi është vetëm për daljet zyrtare, që Partia Demokratike ka bërë në selinë e saj qendrore, pa llogaritur deklaratat në “Facebook”, debatet në Parlament apo intervistat që deputetët demokratë kanë dhënë në media.

Kryeministri Rama e ka komentuar në “Facebook” këtë fakt, me anë të një statusi të postuar gjatë pasdites. Rama thotë se kjo është kostoja e të pasurit një kundërshtar që baltën e ka bukë të përditshme.

“Kostoja e rëndë personale e suksesit në detyrë kur ke kundërshtar‪#‎VajmedetPD që baltën e ka bukë të përditshme”, shkruan Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button