Të zgjidhni konfliktet pa prishur raportet kolegiale

Shpesh në vendin e punës lindin konflikte mes kolegëve por ju nduk duhet të lejoni që një konflikt të rrënojë raportet tuaja me kolegët. Këto janë disa këshilla që do t`ju ndihmojnë:

Diskuto menjëherë problemin

Nuk duhet pritur gjatë, nëse shohim se grumbullohen ndjenja jo pozitive. Diskutoni problemin mundësisht pavarësisht rrethanave

Fol në vetën e parë njejës

Në raste konfliktesh sa më shumë të flas për ndjenjat dhe përjetimet e tua, aq më mirë do të kuptojë kundërshtari. Të thuash „unë në vend tëndin“ në një situatë grindjeje ka edhe një të mirë tjetër sepse nënkupton se: unë duhet të them mendimin tim të vërtetë dhe të jem i qartë në lidhje me atë që dua me të vërtetë. Në këtë mënyrë sinqeriteti juaj nxit edhe sinqeritetin e të tjerëve.

Mos ndërprit tjetrin

Lejojeni kundërshtarin të flasë deri në fund dhe dëgjojeni me vëmendje pa e ndërprerë. Kështu vlerësoni nevojat dhe interesat që ai/ajo shpreh.

Drejtohuni direkt personit përkatës

Nëse keni diçka për të thënë drejtohuni personit përkatës dhe mos i flisni të gjithë grupit, nëse bëhet fjalë vetëm për një person.

Gjej një këndvështrim të përbashkët të problemit

Pyetni veten: për çfarë bëhet fjalë në këtë grindje? Cilat janë arsyet sipas meje, po sipas partnerit tim në konflikt? A është e mundshme një perspektivë e përbashkët në lidhje me këtë problem?

Qëndro në temë

Duhet qëndruar në atë problem, për të cilin kërkoni një zgjidhje. Gjithashtu mos lejoni që partneri në grindje të ndërrojë temë.

Shmang fajësimet dhe fyerjet

Qortimet reciproke nuk sjellin sqarim dhe zgjidhje të problemit, por vetëm sa ngurtësojnë frontet.

Lajme të ngjashme

Back to top button