Letër e një nëne dërguar botës

E dashura Botë,
Djali im sot niset për në shkollë. Një kohë për të çdo gjë do të
jetë e parëndomtë dhe e re. Do të kisha dashur që ti të jeshë e butë me të.
Ta dish, deri më tash ai ka qenë kryesori në shtëpi. Ishte zot
në oborrin e vet. Unë gjithmonë kam qenë aty pranë tij, t’ia shoh plagët dhe ta ngushëlloj.
Po tash punët do të ndryshojnë.
Në mëngjes ai do të zbresë shkallëve dhe do të ma bëjë me dorë në shenjë përshëndetjeje. Do të niset në aventurën e madhe në të cilën me siguri do të ketë edhe luftëra edhe tragjedi edhe pikëllim.
Që të jetojë në botën në të cilën është i detyruar të jetojë, do të ketë nevojë për besim, dashuri dhe guxim.
Prandaj, o Botë, do të kisha dashur ta marrësh disi për dorën e tij të njomë dhe ta mësosh për gjërat të cilat duhet t’i dijë.
Mësoje – po me të mirë, si të keshë mindësi.
Mësoje se në çdo maskara vjen nga një hero, se në çdo politikan të prishtë vjen nga një prijës i cili me gjithë shpirt i është përkushtuar punës së vet, se në çdo armik vjen një mik.
Mësoje për gjërat e mrekullueshme të cilat i ofrojnë librat.
Jepi mundësi që në paqe e në qetësi të mendojë për misterin e përjetshëm të zogjve në qiell, të bletëve në diell dhe luleve në bregoren e blertë.
Mësoje se shumë më e ndershme është ta përjetojë disfatën se sa të mashtrojë.
Mësoje t’iu besojë ideve të veta, madje edhe kur të gjithë të tjerët i thonë se s’vlejnë asgjë.
Mësoje që muskujt dhe trurin t’i shesë sa më shtrenjtë që të jetë e mundur, por asnjëherë mos t’i caktojë çmim zemrës dhe shpirtit të tij.
Mësoje t’i mbyllë veshët para turmës që uluron… por të qëndrojë i vendosur në këmbë e me kokën lart dhe të luftojë nëse mendon se ka të drejtë.
Mësoje me butësi, o Botë, por mos e lazdro për shkak se çeliku i mirë kalitet vetëm në zjarr.
Kjo është kërkesë e madhe, o Botë, po shiko se çfarë mund të bësh. Ai është një njeri i vogël aq i dashur, sa s’ta merr mendja.

Lajme të ngjashme

Back to top button