De Biasi pranë rinovimit

Kontrata e shumëpërfolur e Xhani De Biazit me kombëtaren shqiptare është shumë pranë rinovimit të saj edhe për dy vjet të tjerë. Vetë tekniku italian që drejton kuqezinjtë e ka bërë pjesë të konferencës për shtyp cështjen që ka marrë vëmendjen e mediave dhe tifozëve, por pavarësisht hendekut financiar mes FSHF-së dhe trajnerit nga Trevizo, duket se ai do të mbetet në stolin ku është aktualisht.

“Ne kemi firmosur por nuk po e tregojmë. Dua që të jem enigmatik dhe do ta themi më vonë. Por dua t’ju them se arrita të marr ato shifra astronomike që fliten nëpër media. Nëse flasim seriozisht dua t’ju them se jemi shumë afër një marrëveshjeje, por firma ende nuk ka ardhur për kontratën e re. Ato c’ka thuhen për pagën nuk janë absolutisht të vërteta”, tha ai, raporton TCH.

Trajneri kuqezi foli edhe për përballjen me Zvicrën duke premtuar një ndeshje te mirë.

“Nuk kam dilema pasi besoj se kam bërë vlerësimet më të mira për t’u përballur me një skuadër të fortë si Zvicra e cila ka 9 futbollistë që luajnë në Champions League. Do të bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Zvicrës, dhe pres që futbollistët të japin përgjigjen në fushë. Puna vlerësohet me rezultate dhe nëse marrim rezultate në dy ndeshjet e fundit, atëherë do të marrë peshë edhe ajo cfarë kemi bërë në eliminatore.

Shifrat për kontratën që Federata Shqiptare e Futbollit i ka ofruar Xhani De Biazit nuk janë bërë asnjëherë publike, por nga kombinimi i pagës së teknikut italian dhe pagesave të përfshira për ndihmësit e tij, shuma që mund të shpenzojë FSHF mund të arrijë 1 milion euro. 

Lajme të ngjashme

Back to top button