Regjim kohor i komunikacionit për fundjavë në Shkup

Me rastin e bashkimit të T-Mobile dhe Telekomit të Maqedonisë në një subjekt juridik do të mbahet  manifestim kulturor më 19 dhe 20 shtator në rrugën “11 Tetori” para portës Maqedonia. Për këto arsye, sikur edhe për shkak të aktiviteteve përgatitëse  të organizatorit për komunikacion prej të ejten nga ora 23 janë mbyllur rrugët “11 Tetori” dhe “Dimitrija Çuposki”, nga udhëkryqi mes rr. “11 Tetori” dhe bul. “Koço Racin”, deri te udhëkryqi me rrugën “Dimitrija Çuposki” dhe rr. “Dame Gruev”, si dhe nga dalja e Qendrës tregtare të qytetit dhe hyrja drejt Portës Maqedonia.

Rrugët e potencuara, kumtuan sot nga SPB-Shkup, do të mbyllen deri në orën 12 të dielën.

Në suaza të Javës evropiane të mobingut prej sot nga ora 16 e deri në orën 16 të dielën në rr. “Manakov” para QT “Siti moll” do të mbahet manifestim kulturor “Ballkan bajk festival”. Në këtë periudhë kohore do të ndryshohet regjimi i komunikacionit sipas këtij rrugëkalimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button