Arsyetimi i grave për burra të dhunshëm, të cilën nuk duhet ta bëjnë!

Më poshtë kemi disa nga mënyrat si gratë mundohen të arsyetojnë burrin e tyre kur ai përdor dhunë dhe se përse ju nuk duhet ta arsyetoni dhunën në asnjë mënyrë.

“Ai ishte i dehur”

Ai do të dehet sërish. Nëse ai ju qëllon sa herë dehet kjo nuk është normale. Pra, mos u përpiq t’u mbushësh mendjen që ai është në rregull.

“Ai ishte shumë i stresuar”

Burrat e vërtetë shkarkojnë stresin e tyre në palestër, në golf ose madje duke goditur bufenë. Ata nuk qëllojnë femra. Stresi nuk është drita e gjelbër për të dhunë për burra normal dhe të shëndetshëm.

“Unë e meritova”

Nuk ka asgjë që mund të bëj një grua për të justifikuar dhunën ndaj saj. Nëse ke bërë diçka vërtetë të keqe, ai mund të ndahet. Por dhuna nuk është në listën e opsioneve se çfarë mund të bëj ai kur është i mërzitur.

“Babai abuzonte mamanë e tij. Atë ka parë, atë e di”

Kjo na bën vetëm të kuptojmë më mirë njerëzit e abuzuar dhe në dhimbje. Në jetë ne dëshmojmë shumë gjëra të këqija, por ne nuk i përvetësojmë ato në jetën tonë. Nëse burri juaj ju abuzon për shkakun që ai ka dëshmuar dhunë, le të shkojë ai dhe të dëshmojë terapinë psikologjike. Le të shkojë ai dhe të dëshmojë një grup mbështetje. Le të dëshmojë ai një jetë në vetmi pa ju dhe pa fëmijë.

“Ishte një rast i vetëm. Ai më kërkoi falje”

Statistika thotë që ajo që ndodhi si “hera e parë”, zakonisht ndiqet nga hera e dytë. Reagimi juaj ndaj “herës së parë” duhet të jap një mesazh tepër të qartë “burrit” tuaj. Mesazh që një tjetër herë nuk ka për të ndodhur kurrë. Jepeni atë mesazh aq qartë që ai ta shikojë atë edhe në ëndrra. Pikërisht veprimi është ai që do sinjalizojë sesa serioz jeni. Kjo mund të jetë një telefonatë policisë, mund të jetë largimi nga shtëpia për nja dy javë, mund të jetë kërkesa që ai të largohet për një javë ose të kërkojë ndihmë te psikologët. Fjalët e tua pas dhunës duhet të jenë mbështetur nga një veprim i menjëhershëm për të treguar seriozitetin e jotolerancës ndaj dhunës drejtuar jush.

Lajme të ngjashme

Back to top button