Përsëri tensione mes palestinezëve dhe policisë izraelite në Al Aksa

Nëpër rrugët e Jerusalemit mes palestinezëve dhe policisë izraelite ka patur konflikte pasi Izraeli nuk ka lejuar muslimanët nën 40 vjeç në Mesxhid-in Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia izraelite pasi ka rrethuar me barrikada zonën ku ndodhet Mezxhid-i Aksa ka kryer kontrolle të kartave të identitetit. Pasi policia ka dashur të arrestojë 2 të rinj palestinezë në hyrjen e Derës Damasku është përballur me reagime ku pas kësaj ka patur edhe konflikte mes forcave izraelite dhe palestinezëve.

Dy të rinj janë arrestuar pasi përpiqeshin të rezistonin duke hedhur gurë ndaj forcave policore. Personat e mbledhur pas namazit të xhumasë kanë qëndruar 100 metra larg barrikadave të vendosura nga policia.

Gjithashtu edhe në lagjet Ra’s el-Amud dhe Vadi el-Xhevz të Jerusalemit ka patur ngjarje të ngjashme, ku forcat e policisë izraelite kanë përdorur bomba zhurmuese dhe gaz lotjesllës dhe plumba plastikë. Si pasojë edhe palestinezët i janë përgjigjur me fishekzjarrë dhe gurë ku situata ka marrë përmasa më të mëdha nëpër rrugicat e lagjeve.

– Në Aksa mundën të falnin namazin e xhumasë 8 mijë myslimanë-

Ndërsa Drejtori i Mesxhid-i Aksasë, Omer Kisvani në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se në Aksa kanë falur namazin e xhumasë afërsisht 8 mijë muslimanë.

Pas shkeljeve në rritje në ditët fundit kundrejt Mesxhid-i Aksa, Izraeli sot pati njoftuar se në Akasa nuk do të lejohej hyrja e muslimanëve nën moshën 40 vjeç, ku dhe qeveria izraelite ka angazhuar qindra përforcime ushtarake dhe policore

Kohët e fundit ushtarët izraelitë me rastin e pushimeve të festës “Rosh Ashana” patën futur në Mesxhid-in Aksa afërsisht 50 kolonë hebrenj të shoqëruar edhe nga ministri i Bujqësisë Uri Ariel, ku ushtarët dhe patën ndërhyrë me bomba zhurmuese, gaz lotsjellës ndaj palestinezëve të cilët protestuan kundër hyrjes së tyre në Mesxhid-in Aksa. Kjo situatë rriti edhe më tej tensionet në rajon.

Lajme të ngjashme

Back to top button