Kjo është porosia e komisarit Johanes Han në Shkup

Komisari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i Bashkimit Evropian, Johanes Han e ka vlerësuar si përparim zbatimin e dy pikave të para të Marrëveshjes politike, kthimin e opozitës dhe zgjedhjen e prokurorit special. Han premtoi ndihmë për prokuroren e re. Por, në paraqitjen para deputetëve ishte i drejtpërdrejtë në kualifikimet për ndërhyrje të politikës në gjyqësor dhe administratë, presionet ndaj gazetarëve dhe rritjen e deficitit dhe papunësisë.

“Për sundimin e së drejtës dhe qeverisjes së mirë, i pamë deklaratat tona të mëparshme në të cilat shprehëm shqetësimin tonë për ndërhyrje të politikës në pavarësinë e gjyqësorit. Ne kemi shprehur shqetësim edhe për dukurinë shtet-parti dhe nevojitet të bëhet ndarja e partisë nga shteti dhe të përforcohen trupat mbikëqyrës. Lidhur me të drejtat themelore, vetëm do të përmend rastin me lirinë e mediave, situatë kjo që në vendin tuaj patjetër duhet të përmirësohet. Vendimtare është që administrata publike të depolitizohet dhe të mos jetë e nënshtruar nën presione politike. Gjithashtu duhet të fokusohemi edhe në situatën ekonomike në vend, duke pasur parasysh deficitin në shkëmbimin tregtar në vitet e fundit, rritjen e deficitit buxhetor dhe shkallën e lartë e papunësisë”, deklaroi Johanes Han, komisar për zgjerim i BE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button