Majko: Shërbimet sekrete kanë qenë të përfshirë në incidentin e Kumanovës

Pandeli Majko përfaqësues i lartë i Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS) dhe ish-kryetar qeverie, ka shpalosur vlerësime dhe informacione interesante lidhur me incidenti e Kumanovës, i cili ndodhi kohë më parë.

Ish-kreu i Ekzekutivit shqiptare ka thënë se ngjarja e Kumanovës ka shumë dritëhije. “Pres të shoh më shumë fakte që të jap një gjykim për të. Implikimi i shërbimeve inteligjente dukshëm është në nivelin e dyshimeve, të cilat kapërcejnë imagjinatën e filmave të spiunazhit. Një gjë është e qartë se ajo që u duk fillimisht dhe e vërteta janë dy gjëra që kanë korsi të ndryshme”, është shprehur Majko për gazetën “Zëri”.

Sipas Majkos, Maqedonia është me fat që është e rrethuar nga shqiptarët paqësor. “Maqedonia është një shtet me fat për dy fqinjët e saj, Shqipërinë dhe Kosovën. Në një rajon tjetër një zot e di si do të kishin shkuar gjërat. Tani kuptohet pse Nëna Terëzë ka shtëpinë në Shkup”, ka theksuar ish-kryeministri Pandeli Majko.

Lajme të ngjashme

Back to top button