Neziri: MASH-i do t’iu përgjigjet pozitivisht kërkesave të drejtorëve

Pas alarmimit të Televizionit ALSAT-M për numrin e madh të nxënësve shqiptarë nëpër paralelet shqiptare të shkollave fillore, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thanë se do t’u përgjigjen pozitivisht të gjitha kërkesave të drejtorëve për hapje të paraleleve të reja. Përgjegjësi për Shkollat e Mesme pranë MASH-it Safet Neziri thotë se ministria iu është përgjigjur gjithnjë pozitivisht kërkesave të drejtorëve.

“Drejtori është i obliguar edhe atë në pajtim të funksionit të tij që e kryen si menaxher i një shkolle, nëse rritet numri i nxënësve në një klasë më tepër se 34, pasi ligji e definon saktë këtë, në një klasë mund të ketë prej 24 deri në 34 nxënës ai duhet të bëjë një kërkesë deri tek themeluesi, respektivisht deri tek komuna, pastaj komuna përcjellë kërkesën e shkollave në territorin e saj deri tek MASH-i dhe më pas ne i shqyrton kërkesat reale dhe të qëndrueshme që t’ju jep përgjigje pozitive. Kjo është ajo procedura që duhet ta bëjnë shkollat dhe MASH deri më tani në bazë të kërkesave reale asnjëherë nuk ka kthyer përgjigje negative, por gjithnjë është përgjigjur pozitivisht”, deklaroi për Alsat-M Safet Neziri, Përgjegjës për Shkollat e Mesme pran MASH-it.

Lajme të ngjashme

Back to top button