Tekst joprofesional dhe i anshëm

Me të vërtetë ka të drejtë lexuesi i “Shërbimit për verifikimin e fakteve në media” (SHVFM) kur përmend një sërë informatash jokonsekuente që aspak nuk përkojnë me standardet e njohura që duhet t’i përmbushë një tekst gazetaresk.

Si e para, i paqartë është motivi i tekstit dhe vlera e tij mediatike, kur i gjiithë teksti bazohet në fotografi të vjetra disa muaj edhe atë nga një aktivitet krejtësisht rutinor.

Përveç kësaj, lexuesi i SHVFM-së me të drejtë reagon edhe kur thotë se për pohimet që bëhen në lajm se prindërit dhe fëmijët kanë qenë të detyruar të marrin pjesë në rregullimin e oborrit shkollor, nuk ka asnjë burim që mund ta vërtetojë këtë. Dikush nga prindërit. Ky nuk është veprim profesional.

09152015-Dokaz-DirektorkaLinku deri te artikulli origjinal: Nuk është e lehtë të jesh drejtor në Manastir, përveç nëse je drejtor partiak (foto galeri)

Data dhe koha e publikimit: 13.09.2015

Data e recensionit: 15.09.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Lexuesi thekson edhe një sërë lëshimesh të tjera, siç është për shembull: lokacioni i gabuar i shkollës, fotografia e cila duhet t’i dëshmojë aktivitetet partiake të drejtoreshës së shkollës, e në foto mungon drejtoresha…

Marrë në përgjithësi, ky tekst thjesht ka pasur si qëllim ta problematizojë autoritetin e drejtoreshës së një shkolle fillore në Manastir, mirëpo për këtë nuk ka asnjë argument edhe kjo e bën atë të njëanshëm.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button