Obama pranoi Letrat Kredenciale nga ambasadorja Çitaku

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, i dorëzoi Letrat Kredenciale Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, duke u akredituar si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Kosovës në ShBA.

Me këtë rast, Ambasadorja Çitaku në emër të Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i përcolli urimet më të sinqerta për Presidentin Obama dhe popullin amerikan dhe njëkohësisht shprehi përkushtimin dhe vendosmërinë e Institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dy-palëshe në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Ceremonia zyrtare e dorëzimit të Letrave Kredenciale u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë.

Lajme të ngjashme

Back to top button