7 fakte magjepsëse që nuk i keni ditur rreth ngjyrave

Ato zgjojnë një emocion pa të pyetur hiç.

Ato mund të jenë fokusi i karrierës sonë, mënyra jonë e jetesës, vendimet që ne marrim, dhe kënaqësia që e përjetojmë.

Ne të gjithë jemi të familjarizuar me ngjyrat dhe konceptet e tyre bazike, por a i keni ditur këto fakte më poshtë që lajmi.net i ka sjell për ju:

1. Meshkujt dhe femrat e shohin ngjyrën e kuqe më ndryshe nga njëri-tjetri

Image

Shpjegimi i vetëm dhe më i thjeshtë është tek ADN-ja.

Hulumtuesit nga Universiteti i Arizonës kanë zbuluar se është një gjen i veçantë që na lejon neve ta shohim ngjyrën e kuqe.

Femrat kanë dy X kromozone, ndërsa meshkujt e posedojnë vetëm një.

Për arsyje se gjeni që sheh ngjyrën e kuqe është në kromozonin X, atëherë është shumë e kuptueshme që femrat e shohin ngjyrën e kuqe shumë më mirë se meshkujt.

2. Ngjyra argjend mund të ua shpëtojë jetën

Image

Kur dëshironi të bleni një veturë të re dhe e gjeni vetën të tërhequr nga shumë opsione, vendimi juaj i duhur, dhe gjithmonë do të jetë, ngjyra argjend.

Veturat me ngjyrë argjendi thuhet se janë aksidentuar më së paku, kjo për arsyje se janë veturat më të dukshme në rrugë.

3. E pembja i qetëson nervat

Image

Të burgosur të zhurshëm dhe pacient luftarak?

E pembja është ngjyra e duhur dhe shumë shpesh përdoret si ngjyrë e mureve në burgje dhe në institucione të shëndetit mental, për ti qetësuar ata që janë jashtë kontrolli.

4. Ngjyrat e shndërritshme do të ju bëjnë me shokë

Image

Ngjyrat janë përgjegjëse për rreth 62-90% sa i përket përshtypjeve të para që i kemi me dikë kur takohemi për herë të parë.

Kjo do të thotë se nëse të pëlqen ngjyra e zezë, vjollcë apo portokalli, atëherë duhet të fillosh të ndryshosh garderobën tënde për të lënë përshtypje më të mira.

5. Ngjyra e kaltër më e preferushmja

Image

Ngjyra e kaltër për shumicën në botë është ngjyra më e mirë, bashkë me ngjyrën vjollcë e cila radhitet e dyta.

6. Ngjyrat mund të jenë frikësuese

Image

Kromofobia, është frika shumë e rrallë ndaj ngjyrave.

Disa persona që vuajnë nga kjo fobi reagojnë fuqishëm ndaj ngjyrave të caktuara, ndërsa të tjerët e shmangin çdo lloj ngjyre që ju del para.

Disa nga simptomet janë: marramendje, problem me frymëmarrje, ndjenja të panikut, shtypje e lartë e gjakut dhe të rrahurave të zemrës, shqetësim, kokëdhimbje etj.

7. E verdha shkakton uri

Image

E verdha dhe e portokallta nuk janë të rekomandueshme për përdorim në kuzhinë, sepse janë të njohura si stimulus të apetitit. (Lajmi.net)

Lajme të ngjashme

Back to top button