Meka goditet nga një fatkeqësi tjetër, evakuohen njëmijë pelegrinë (VIDEO)

Më shumë se 1.000 pelegrinë janë evakuuar dhe dy të tjerë u plagosën gjatë shpërthimit të një zjarri në një hotel, në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës, në Arabinë Saudite.

Incidenti ndodhi vetëm gjashtë ditë pas vinçi vdekjeprurës shkaktoi të paktën mbi 100 viktima.

Autoritetet saudite thonë se zjarri shpërtheu në katin e tetë të hotelit 11-katëshe në lagjen Azizija, raporton AP, transmeton TetovaSot.

Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë dy pelegrinë të plagosur dhe 1.000 janë evakuuar të padëmtuar, tha agjencia e mbrojtjes civile.

Autoritetet saudite nuk kanë dhënë asnjë informacion për shkaqet e zjarrit.

Zjarri ndodh vetëm katër ditë para haxhit dhe gjashtë ditë pas rënies së vinçit në Xhaminë e Madhe në Mekë, duke vrarë më shumë se 100 persona dhe qindra të besimtarë të tjerë mbeten të plagosur.

Lajme të ngjashme

Back to top button