Të burgosurit në burgun e Shtipit dhe Idrizovës paralajmërojnë grevë urie

Të dënuarit me burg në burgun e Shtipit dhe Idrizovës sot nuk kanë pranuar të hanë drekën dhe darkën , pasi më herët një numër i madh prej tyre kanë nënshkruar se do të fillojnë me grevë urie në këto dy burgje, informon 24 Vesti.

Ky zhvillim i ngjarjeve pason pas dorëzimit të propozim-iniciativës për ndryshime në Ligjin për amnisti, të dorëzuar nga një grup i njerëzve me përkrahje të familjarëve të personave të dënuar.

“Propozimi është miratimi i propozim ligjit për amnisti dhe për lirimin dhe për lirimin e 40 përqind nga dënimet e shqiptuara. Për shkak të kushteve ku qëndrojnë të burgosurit, erdhi deri te kjo iniciativë. Të burgosurit e Shtipit sot dhanë nënshkrimin e tyre për grevë urie, para delegacionit evropian. Greva do të vazhdojë derisa nuk merret ndonjë përgjigje pozitive”, deklaroi Meri Nikollovska, e cila propozoi ligjin.

Lajme të ngjashme

Back to top button