Lumenj droge nga Shqipëria: Kapet 3.5 ton në Itali

Një ditë pasi disa media ndërkombëtare shkruanin se Shqipëria e ka shpallur veten një vend pa hashash, ja ku vjen një lajm nga Italia.

Agjencia AGI shkruan se nga Shqipëria po vijnë lumenj me drogë.

I referohet një operacioni të quajtur Odisea, i zhvilluar në rajonin e Katanias në Siçili.

15 persona kanë rënë në pranga, ndërsa është sekuestruar një sasi prej 3.5 ton drogë, me një vlerë prej 70 milionë euro.

Shqiptarët e arrestuar janë Albert Shqau, 31 vjeç, Erion Muçaj, 34 vjeç, Ermir Baja, 46 vjeç, Jodian Shametaj, 25 vjeç, Gentian Hoxhaj, 35 vjeç, Fatjon Hoxhaj, 28 vjeç, Erson Zhuka, 31 vjeç.

Lajme të ngjashme

Back to top button