Bogdanoviq: Përsëri anulohet seanca gjyqësore, a duan ta shpëtojnë sulmuesin?

Përsëri është anuluar seanca gjyqësore në lidhje me sulmin fizik ndaj Drejtorit të parkingjeve të komunësn Qendër të Shkupit, Sasha Bogdanoviq. Ai e ka akuzuar Gjykatën Themelore të Shkupit për anulimin e fundit të seancës gjyqësore dhe për atë se nuk ka pasur asnjë shenjë se sulmuesi do ta paguaj dënimin.

“Më 7 maj të këtij viti në mënyrë të përgjakshme jam sulmuar pa ndonjë arsye në mes të rrugës, para shtëpisë sime, nga ana e mercenarëve të këtij pushteti. Që rasti të jetë edhe më tragjik, ditën e ardhshme mediumet pro qeveritare kanë raportuar se bëhet fjalë për përleshje mes tifo grupeve, informatë të cilën, edhe të pranishmit në ngjarje, por edhe zyrtarët policorë e kanë parë se është e pavërtetë. Një javë më vonë, sulmuesi ka qenë i liruar në arrest shtëpiak, në të njëjtën kohë kur rreth tridhjetë të rinj, studentë dhe nxënës të shkollës së mesme u është dhënë 30 ditë paraburgim në qelitë me kriminelët më të rëndë”, ka thanë Bogdanoviq.

Lajme të ngjashme

Back to top button