E pranon Karadzic: Kosova në UEFA, vendimi në qershor 2016

Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, (FSS), Tomislav Karadzic ka thënë se kërkesa e Kosovës për pranim në UEFA nuk do të vendoset para qershorit të vitit 2016.

“Unë dhe sekretari i përgjithshëm Nebojsa Ivkovic që dy ditë jemi në kontakt me drejtues të UEFA-s. Kërkesa e shtetit të papranuar dhe Federatës së papranuar të futbollit është vërtetë në rend dite, por rreth saj do të diskutohet. Kemi zotime të forta se rreth saj nuk do të vendosen në këtë Komitet Ekzekutiv, sepse ky organ nuk merr vendime për çështje të tilla”deklaroi Karadzic për “Vecernje Novosti”, transmeton zeri.

Por, drejtuesit e FFK-s nuk do të dorëzohen. “Ata janë duke e bazuar kërkesën e tyre tek tregimi se i ashtuquajturi shtet i Kosovës është pranë pranimit në FIFA, ose si tashmë janë anëtar të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, dhe vetëm ky element është në favor të tyre në diskutim. Ashtu siç na është thënë neve, për këtë çështje nuk do të vendoset para Kongresit të UEFA-s, më së voni në qershorin e vitit 2016, e aty FSS është i mbrojtur me statutin e fuqishëm të UEFA-s”, shtoi Karadzic.

Lajme të ngjashme

Back to top button