Raportime vetëm mbi burime anonime mund të ngjallin dyshime

[Recension: Sherr në mbledhjen e sotshmë të BDI-së]

Kur faktet flasin më shumë se rreshtat, atëherë kemi të bëjmë me gazetari.  Arsyeja pse e recensojmë këtë tekst është pikërisht fakti që, gazetari ka bërë lajmë në mungesë të fakteve dhe burimeve. Përveç kësaj, edhe pse disa persona janë përmendur në tekst, nuk është kërkuar qëndrim nga ato.

Larg syve të mediumeve dhe të opinionit, për sot në ora 12 ishte caktuar mbledhje e organeve të BDI-së në Reçicë të vogël. Ishte paraparë të diskutohet për gjendjen aktuale politike, ndodhitë brendapërbrenda partisë dhe planet për formimin e shtabeve komunale. Por, siç mëson Fakte, mbledhja ka kaluar në atmosferë skajshmërisht të tensionuar dhe konfliktuoze.

Sherr në mbledhjen e sotshme të BDI së screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Sherr në mbledhjen e sotshmë të BDI-së

Data dhe koha e publikimit: 12.09.2015

Data e recensionit: 13.09.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Mungesa e burimeve dhe thirrja në deklarata, vërtetësia e të cilave nuk mund të përcaktohet, nuk e bind lexuesin se lajmi është i vërtetë.

Nga njëra anë shefi i Shtabit Bekim Neziri dhe sekretari i përgjithshëm Abdilaqim Ademi nuk kanë arritur të mbajnë nën kontrrollë situatën me shefat e shtabeve komunale. Pas një konflikti më të madh, shefi i Shtabit qëndror Neziri është tërhequr dhe mbledhjen ka vazhduar ta udhëheqë Abdilaqim Ademi.

Abuzimi me burime anonime e bën publikun të dyshojë. Autori me të drejtë si në paragrafin e mësipërm ashtu edhe në këtë në vijim, përdor burime anonime, çka nuk përjashtohet por, raportimi konstant me burime anonime ngjall dyshime. Nga ana tjetër mungon qëndrimi zyrtar i BDI-së, çka e artikullin të pa plotë. Pas një ngjarje të tillë, siç prezantohet, do të duhej të kishte edhe një reagim zyrtar.

Pjesëmarrësit në mbledhjet e fundit të BDI-së dëshmojnë se periudhën e fundit kur mbahen mbledhje dhe takime partiake në selinë në Reçicë atmosfera bëhet tepër tensionuese dhe pothuajse e papërballueshme.

Elementi tjetër që i mungon lajmit është se në tekst përmenden emra të ndryshëm por që as nga ata nuk është kërkuar qëndrim.

Pohimi ose mohimi i tyre rreth çështjeve të ngritura do jepte më shumë informacion sipas rregullave profesionale të gazetarisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button